Nick: Pass:  Join
Search:
 Modules
· Treguesi
· Mundesite tona
· Na Kontaktoni
· Rreth nesh
· Sondazhe
· Statistikat
· Tematikat

Arsimi i larte per te gjithe?! Ende larg standarteve.
Aktivitete te ndryshme

Të gjithë jemi dëshmitarë të një kërkese të mprehtë gjatë kësaj periudhe sikuirse është ajo për gjithë-përfshirje në arsimin e lartë. Kjo kërkon rritjen e ndërgjegjësimit mbi rëndësinë e një arsimi të lartë gjithëpërfshirës, për zhvillimin socio-kulturor e ekonomik të individëve, në ndërtimin e një të ardhme më të mirë. Për këtë qëllim, brezat e duhet të pajisen me aftësi, dije dhe ideale për ti vënë në dobi të të gjithë shoqërisë.

Me gjithë përmirësimet e vëna re në arsimin e lartë, liberalizimin e uljen e pengesave në hyrje shohim që pjesëmarrja e personave me aftësi të kufizuara është pothuajse inekzistente. Në këtë mënyrë thellohet dallimi midis kësaj shtrese të shoqërisë dhe shoqërisë në përgjithësi duke vështirësuar tej mase integrimin e tyre. Kjo gjë shtyn shoqërinë që të jetë më e mbyllur dhe ksenofobe ndaj sfidave të reja që shfaq dhe integrimi në Bashkimin Evropian.

-----------------------------------------------
Dėrguar nga Posted admin ditėn Thursday, 08 November @ 17:27:29 EST /*(246 herė lexuar)*/
(Lexoje Tė Gjithė... | 11064 bytes mė tepėr | komente? | Vota: 5)

Tė rinjtė: “Tė edukojnė shoqėrinė duke mbrojtur tė drejtat themelore tė njeriut”
Trajnime qe ndodhin
Aktiviteti kombëtar“Edukimi për të drejtat e njeriut dhe të rinjtë”, synon  që të kontribuojë në rritjen e standardeve të zbatimit të të drejtave të njeriut në praktikë për të siguruar integrimin të të rinjve shqiptarë me të rinjtë e vendeve të tjera. Proces ky, që do të  ndikojë në mënyrë të drejtpërdrejtë, për integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Evropian.

Dëshira dhe nevoja e të rinjve të gatshëm për të edukuar komunitetet dhe shoqërine, për të qenë pjesë aktive e familjes evropiane, tërhoqi vëmendjen e Këshillit të Evropës. Trajnimi “Edukimi për të Drejtat e Njeriut”, nismë e organizatës “Përtej Barrierave”, ka jo vetëm mbëhstettjen e KE por edhe të Ministrisë së Turizmit Kulturës Rinisë dhe Sporteve.
-----------------------------------------------
Dėrguar nga Posted admin ditėn Friday, 02 November @ 00:00:00 EDT /*(214 herė lexuar)*/
(Lexoje Tė Gjithė... | 9650 bytes mė tepėr | komente? | Vota: 5)

“Tė luftojmė paragjykimet nė njė grup multikulturor”
Shkembime Rinore
Shqiptarët kanë vuajtur jo pak nga paragjykimet e stereotipet. Por ky nuk është një problem vetëm i yni. Paragjykimet e ndryshme e stereotipet për “tjetrin” karakterizojnë të gjitha shoqëritë, si në Europën lindore e atë perëndimore. 35 të rinjë nga Shqipëria, Italia, Portugalia, Maqedonia dhe Rumania, janë mbledhur në Sarandë në një aktivitet te përbashkët ndërkombëtar për te zhvilluar së bashku një projekt rinor, me synimin për të zbutur paragjykimet që ne kemi për njeri-tjetrin, si dhe për te zhvilluar disa metoda edukative sesi t’i luftojmë paragjykimet dhe steriotipet. Gjithashtu një nga qëllimet e projektit është të promovohet tek të rinjtë evropian kultura shqiptare, vlerat, traditat dhe natyra e vendit tonë.
-----------------------------------------------
Dėrguar nga Posted admin ditėn Wednesday, 20 September @ 00:00:00 EDT /*(424 herė lexuar)*/
(Lexoje Tė Gjithė... | 3960 bytes mė tepėr | komente? | Vota: 5)

 Kerko ne google
Google

Web Site

 Kontrollo posten
E-maili i plote
Fjalekalimi

Kjo faqe eshte ndertuar me PHP-Nuke Powered Site.
Copyright © 2006 by Pertej Barrierave www.pertejbarrierave.org

Faqe e Gjeneruar nė: 0.74 Sekonda