Të gjithë jemi
dëshmitarë të një kërkese të mprehtë gjatë kësaj periudhe sikuirse është ajo për gjithë-përfshirje në arsimin e lartë. Kjo kërkon
rritjen e ndërgjegjësimit mbi rëndësinë e një arsimi të lartë gjithëpërfshirës,
për zhvillimin socio-kulturor e ekonomik të individëve, në ndërtimin e një të
ardhme më të mirë. Për këtë qëllim, brezat e duhet të pajisen me aftësi, dije
dhe ideale për ti vënë në dobi të të gjithë shoqërisë.
Me gjithë
përmirësimet e vëna re në arsimin e lartë, liberalizimin e uljen e pengesave në
hyrje shohim që pjesëmarrja e personave me aftësi të kufizuara është pothuajse
inekzistente. Në këtë mënyrë thellohet dallimi midis kësaj shtrese të shoqërisë
dhe shoqërisë në përgjithësi duke vështirësuar tej mase integrimin e tyre. Kjo
gjë shtyn shoqërinë që të jetë më e mbyllur dhe ksenofobe ndaj sfidave të reja
që shfaq dhe integrimi në Bashkimin Evropian.